Ahmeti i LDK-së: Mbështetja e madhe pritet të marrë epilog me ndryshimin e madh më 9 shkurt

20:22 | 18 January 2025

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Imri Ahmeti e ka vazhduar fushatën zgjedhore në fshatin Shalë, Baicë dhe Tesinovc.

I shoqëruar edhe nga kandidatë e tjerë për deputetë nga kjo komunë, Ahmeti ka gjetë mbështetje të madhe nga banorët e këtyre fshatrave, raporton ORAinfo.

Përmes një postimi në faqën e tij zyrare në Facebook, Ahmeti ka shkruar së energjia dhe entuziazmi i këtyre banorëve po i japin forcën për të vazhduar përpara drejt fitores së madhe.

Kujtojmë qe Imri Ahmeti në listën e LDK-së për deputet rënditet i 7-ti.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Kaq shumë entuziazëm e mbështetje sonte në Shalë.

Energjia dhe entuziazmi i banorëve të Shalës, Baicës dhe Resinovcit na japin forcën për të vazhduar përpara drejt fitores së madhe.
Faleminderit për këtë forcë e përkrahje!

#LDK124
#LA1
#IA7

#BëhuNdryshimi

Komento: