Ahmeti: Krimi në Kosovë bëhet më shumë me euro se me dinarë

18:03 | 01 Mars 2024
ahmeti:-krimi-ne-kosove-behet-me-shume-me-euro-se-me-dinare

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka kritikuar veprimet e Qeverisë së Kosovës për çështjen e ndalimit të dinarit serb.

Ai tha se qeveria e ka paraqitur në publik se ka problem me dinarin e që, sipas tij, nuk qëndron. Ai ka theksuar se problemi i qeverisë mund të jetë me pagesat joformale, por jo me dinarin në veçanti.

Ahmeti theksoi se në Kosovë më shumë bëhet krim me valutën e euros sesa me dinarin serb.

“Po e ndalim edhe euron, më së shumti bëhet krim në Kosovë me euro dhe jo me dinarë. Raodiçiqi s’ka punu me dinarë, sepse ka ble sene që s’mundet me i ble me dinarë. Sa droga shihet në Kosovë, do me ndalë drogën e ndal euron? S’ka kuptim, sepse ajo është mjet i pagesës i këmbimit. Cili është argumenti i dytë, s’pe dimë sa para hyjnë në Kosovë, hajde e ndalim edhe krypton edhe këto tjera, 3 apo 400 milionë euro s’e dimë si hyjnë në Kosovë”, tha ai për RTV Dukagjini.

Komento: