Ahmeti: Madhështia e këtij projekti do të duket vitin e ardhshëm, kur të përfundojë sheshi dhe parku i madh i qytetit

20:26 | 26 December 2024

Sot është bërë përurimi i pjesës fillestare të punimeve për nënkalimin dhe parkingun nëntokësor në komunën e Lipjanit.

Me këtë rast, kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti, ka thënë se madhështia e këtij projekti do të duket vitin e ardhshëm, kur të përfundojë edhe sheshi dhe parku i madh i qytetit.

Ai ka thënë se me këtë projekt, qyteti i Lipjanit do të marrë një pamje krejt të re dhe moderne si dhe do ta ndërroj panoramën e tërësishme të qytetit.

“Është kënaqësi që sot bashkë me ju po e përurojmë pjesën fillestare të punimeve që po i shohim bashkë në këtë rast nënkalimin dhe parkingun që do të zgjidh problemet e trafikut në këtë pjesë të qytetit dhe natyrisht do të ofrojë mundësi të mira të parkingut për qytetarë të Lipjanit. Natyrisht që projekti nuk ka përfunduar dhe madhështia e këtij projekti do të duket vitin e ardhshëm kur ta përfundojmë pllaton përkatësisht ta vazhdojmë sheshin mbi nënkalim deri në fund të rrugës dhe kur bëhet parku i madh i qytetit që do të vendoset mbi këtë parking dhe kjo do të jap pastaj një pamje krejt të re dhe moderne qytetit tonë dhe do ta ndërroj panoramën e tërësishme të Lipjanit, i cili do të shndërrohet në qytetin më të mirë në Kosovë”, ka thënë Ahmeti.

Komento: