Ahmeti: Mos gaboni me i prek njerëzit pse ju shajnë

08:08 | 04 Qershor 2020

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar për arrestimin e aktivistit të VV-së nga policët dhe truprojat e Presidentit Hashim Thaçi.

Ahmeti po thotë se reagimi i tij s’ka të bëjë me parti apo përkrahje për dikë

Ahmeti ka shkruar në Facebook se njëjtë do ta mbronte edhe Thaçin nga brutaliteti policor.

Postimi i plotë:

Ska të bëj me parti e as përkrahje për dikënd. Thjeshtë, edhe Hashimin do ta mbroja nga brutaliteti policor për shkak të një fjalë goje.

Për më shumë, Veronin e njoh se ka qenë vullnetar në çdo fushatë timen. Pa marr parasysh bindjeve, mos gaboni mi prek njerëzit pse ju shajnë.

Mos i ngulfatni njerëzit pse nuk pajtohen me juve pa marr parasysh se kush jeni. Mos i shtini policinë në betejat e juaja të inateve personale. Sepse Veronat nuk ju kanë faj.

Komento: