Ahmeti nënshkruan vendimin që ngrit shkallën e gatishmërisë emergjente në nivel komune

19:29 | 19 Mars 2020

Prishtina e ka rritur shkallën e gatishmërisë emergjente për shkak të koronavirusit.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka nënshkruar vendimin përmes së cilës ngrihet shkalla e gatishmërisë emergjente në nivel komune.

Ahmeti tha se me këtë masë Komuna e Prishtinës koordinon, planifikon, zbaton të gjitha masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Kryetari Shpend Ahmeti ka nënshkruar vendimin përmes së cilës ngritet shkalla e gatishmërisë emergjente në nivel Komune. Përmes këtij vendimi mobilizohet struktura e sistemit të mbrojtjes, shpëtimit, prokurimit, ndihmës dhe shërbimeve të tjera emergjente, të cilat do të koordinojnë, planifikojnë dhe zbatojnë të gjitha masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu Ahmeti premtoi se do t’ia dalim edhe kësaj sfide.

“Me kujdesin maksimal për veten dhe të tjerët, bashkë do t’ia dalim edhe në këtë sfidë!”, përfundon Ahmeti.

Komento: