Ahmeti: Një aeroplan special ka ardhur sot në Aeroportin e Kosovës, pritet të kthehet nesër

22:17 | 27 Tetor 2020

Ahmeti ka thënë se një aeroplan special me 30 ulëse po qëndron në aeroport.

Arben Ahmeti ka deklaruar se ka informacione për një aeroplan special i cili ka ardhur sot në Aeroportin e Kosovës, ndërsa pritet të kthehet nesër.

“Është e vërtet që në aeroport janë dy aeroplanë, njëri është i futbollistësve që kanë ardhur nga Holanda, ndërsa tjetri është aeroplan special me 30 ulëse. Sipas burimeve të mija brenda aeroportit, ky aeroplan kthehet nesër për në Holandë”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka thënë se nuk e di nëse aeroplani ka lidhje me Specialen, por ka thënë se ky aeroplan nuk është për futbollistët e Holandës sikur aeroplani tjetër civil që po qëndron në aeroport.

Ndryshe, nga Aeroporti i Prishtinës kanë thënë se dy aeroplanët e ardhur nga Holanda nuk kanë lidhje me Gjykatën Speciale.

Komento: