Ahmeti njofton se nga e marta në Prishtinë kryhen edhe testet antigjen për koronavirus

17:43 | 24 Dhjetor 2020

Shpend Ahmeti ka njoftuar se nga e marta në Prishtinë kryhen edhe testet antigjen për koronavirus.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka thënë se prej ditës së martë në Prishtinë kryhen edhe testet antigjen për COVID-19, të cilat janë të shpejta.

Ai ka thënë se saktësia për kryerjen e këtyre testeve është e madhe, derisa ka treguar edhe ku mund të kryhen ato.

Njoftimi i tij i plotë:

Prej të martës, Komuna e Prishtinës bën edhe teste antigjen për covid që janë të shpejta dhe rezultatet merren brenda 20 minutave. Sensitiveti është 98.5 përqind që do të thotë se saktësia është e lartë. Edhe më tutje PCR testi mbetet testi më i sigurtë në qoftë se administrohet mirë.

Këto teste kryhen në QMF Emshir/Kalabri, dhe sikurse edhe me serologjike nevojitet UDHËZIMI I MJEKUT NGA QMFtë tjera. Duhet të keni simptome për tu aprovuar.

Komento: