Ahmeti pas hapjes së fushatës zgjedhore: Mbështetja e madhe e popullit është garanci e fitores së LDK-së

20:25 | 11 January 2025

Salla në Pallantin e Rinisë në Prishtinë ishte e mbushur me përkrahës të kësaj partie politike.

Kandidati për deputet nga LDK njëherit kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, është shprehur i bindur se LDK do të triumfoj në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ka njoftuar se LDK sot ka hapur zyrtarisht fushatën e cila sipas tij, do të sjell ndryshimin në vendin tonë.

“ Vendosmëria e Lipjanit dhe e gjithë popullit ndaj prosperitetit, të djathtës e ndaj LDK-së është garancë e fitores. Me përkrahjen tuaj të palëkundur e besnike, do jemi fitues si çdo herë edhe në këtë garë.#LDK124#BëhuNdryshimi”, ka shkruar Ahmeti, raporton ORAinfo.

Kujtojmë që Imri Ahmeti mban numrin 7 në listën e LDK-së për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. /ORAinfo/

Më poshtë postimi i plotë:

Hapëm sonte zyrtarisht fushatën që do të sjellë ndryshimin!Si çdo rrugëtim tjetër të cilin e kemi filluar së bashku, edhe këtë radhë me mbështetjen tuaj të fuqishme edhe do ta mbyllim me sukses.

Vendosmëria e Lipjanit dhe e gjithë popullit ndaj prosperitetit, të djathtës e ndaj LDK-së është garancë e fitores.

Me përkrahjen tuaj të palëkundur e besnike, do jemi fitues si çdo herë edhe në këtë garë.#LDK124#BëhuNdryshimi

Komento: