Ahmeti prezanton edhe një pjesë të rregulluar të Prishtinës

16:02 | 02 Shtator 2020

Shpend Ahmeti prezanton edhe një pjesë të rregulluar të Prishtinës.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka prezantuar pasditën e sotme edhe një rregullim të ri që është bërë në kryeqytet. Bëhet fjalë për hapësirën prapa shkollës “Ismail Qemali”, në lagjen “Bregu i Diellit”.

Mirëpo ai ka porosit qytetarët që së bashku duhet t’i bëhet kujdesi.

Postimi i Ahmetit:

Hapësira prapa shkollës “Ismail Qemali” në lagjen ‘Bregu i Diellit” është revitalizuar dhe tash ka pamje krejt tjetër. E gëzofshim e të kujdesemi të gjithë bashkë që t’a mbajmë pastër e të bëhemi shembull për fëmijët tanë!

Komento: