Ahmeti: Relaksim i panevojshëm që mund të na kushtojë shtrenjtë më vonë!

18:18 | 02 Prill 2020

Shumë qytetarë nuk po e rëspektojnë rekomandimin einstitucionet përkatëse për të mos dalë nga shtëpia në këtë kohë pandemie.

Një kohë me diell në Prishtinë, pas një dite bore ka nxjerrë në qytet shumë njerëz, ani pse në kohë izolimi për shkak të pandemisë. Kjo ka shqetësuar kreun e Prishtinës, e që e ka shprehur edhe në rrjetet sociale. Shpend Ahmeti ka thënë se e gjithë kjo lëvizje në qytet mund të na kushtojë shumë.

Aktualisht në Kosovë janë shënuar 125 raste me Covid19, prej tyre 10 të shëruar dhe një i vdekur. Malisheva dhe Prishtina janë më të prekurat.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se relaksimi i panevojshëm mundet të kushtoj shtrenjtë më vonë.

“Shumë njerëz në qytet! Relaksim i panevojshëm që mundet me na kushtu shtrenjtë më vonë!”, ka shkruar ai.

Ora policore është nderuar një herë. Ajo fillimisht ishte gjatë terë ditën, për të pasur të drejtë lëvizje vetëm nga ora 16:00 deri në 20:00. Në këto 4 orë sërish kishte turma të mëdha në markete dhe ne qytet. U vendos që lëvizja të lejohet ditën, deri në orën 17:00, nga ora 06:00.

Vendimi për orën policore është shpallë në kundërshtim me Kushtetutën, pro I ëshët dhënë kohë qeverisë ta mbajë në fuqi deri më 13 prill.

Komento: