Ahmeti shkon në shtëpin e familjarëve që humbën dydjemtë në aksident

22:44 | 16 March 2019

Një aksident i rënd ka ndodhur sot në Duhel.

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, bashkë me krerët e bashkësisë Islame dhe Policinë sonte kanë shkuar për ngushëllime në familjet e dy të rinjve të cilët sot humbën jetën në aksidentin e rëndë në Duhël të Suharekës.

Leonard Retkoceri dhe Sahit Tmava nga fshati Llugaxhi të Lipjanit u aksidentuan bashkë me një shok të tyre sot në mesditë, ku edhe humbën jetën.

Ahmeti sonte për ngushëllime u ka thënë familjarëve që të bëhen të fortë pas tragjedisë që u ka ndodhur me fëmijët e tyre.

Njëri nga viktimat ishte edhe kamarier në byfenë e komunës së Lipjanit.

Në aksident ishin të përfshira një veturë, një kamion dhe një kamionet, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ne vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë shoferi i veturës Q.H 1996,dhe dy pasagjeri e automjetit L.R.,1998 dhe J.T 1999, ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe (një) pasagjere që ka qenë në kamion.

Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal dhe Prokurorit te Shtetit bëhet e ditur se shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë drejtuesi i veturës i cili hynë ne tejkalim ne vendin e ndaluar (vije e plot dhe kthesë) dhe në mënyrë frontale goditë kamionin i cili ishte ne drejtimin e kundërt, ku për pasojë shkakton aksident trafiku me fatalitet.

Trupat e pajetë të viktimave me urdhër të prokurorit të rastit janë dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, vozitësi i kamionit ndalohet për 48 orë.

Policia e Kosovës edhe një herë KERKON dhe APELON tek të gjithë pjesëmarrësit ne trafik qe te kenë kujdes, te respektojnë rregullat e trafikut, te përqendrohen në ngasje.

Komento: