Ahmeti shprehet i kënaqur që u bë qeveria Kurti

20:16 | 03 Shkurt 2020

Ahmeti është shprehur i kënaqur që është bërë qeveria Kurti.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka përcjellë fushatën në të cilën u votua Qeveria e re, e përbërë nga ish-bashkëpartiakë të tij në krye me Albin Kurtit.

Ai nuk ka qenë i kënaqur kryesisht me mënyrën se si opozita, e drejtuar nga PDK’ja, veproi në seancat ku LVV e LDK morën udhëheqjen e shtetit.

Gjatë ditës, një nga ish-zyrtarët e Vetëvendosjes, që u largua nga partia e Kurtit për ta udhëheqhur më vonë Partinë Socialdemokrat, është treguar aktiv në Tëitter, ku po komentonte zhvillimet në Kuvend.

Postimet e Ahmetit kryesisht ishin kritikë ndaj opozitës, së udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës.

Fillimisht kryetari i Prishtinës shkroi se cfarëdo formacioni tjetër qeveritar, në të cilin nuk do të bënin pjesë dy partitë që i fituan zgjedhjet (VV e para dhe LDK e dyta) do të ishte shtrembërim i vullnetit të qytetarëve.

“Pa marr parasysh se a pajtohemi me këtë qeveri apo jo, çfarëdo koalicioni tjetër edhe pse ligjor, do të ishte shtrembërim pervers i vullnetit të qytetarëve, në një demokraci të brishtë. Tani vijnë punët e vështira, e monitorimi. Ka kohë edhe për qeverinë edhe për opozitën”, ka shkruar Ahmeti.

Tutje ai ka kritikuar fjalimet e gjata të deputetëve të opozitës dhe përvec një cështje rreth buxhëtit, Ahmeti shkroi se të gjitha të tjerat ishin të dobëta.

“Fjalime të dobëta opozitare përveç atyre ku u vë në pikëpyetje mundësia buxhetore e programit qeverisës. Tjerat po duken inate dhe siklet. Ka nevojë për opozitë përmbajtësore”, ka thënë ai.

Ai nuk e pa të arsysheshëm as lëshimin e seancës së jashtëzakonshme nga deputetët e opozitës, në të cilën u votua kryetarja e re e Kuvendit, Vjosa Osmani.

“E pse me bojkotu seancen?”, shkroi Ahmeti në profilin e tij.

Shpend Ahmeti e udhëheq Prishtinën për dy mandate, të cilat i fitoi sa ishte pjesë e LVV’së.

Ai në maj të 2018’ës, pas largimit nga VV’ja u zgjodh kryetar i PSD’së, për të dhënë dorëheqje menjëherë pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Komento: