Ahmeti takohet me Rabukan, theksohet bashkëpunimi në rrafshin ndërkombëtar mes Kosovës dhe Fixhit

10:49 | 04 Korrik 2024
ahmeti-takohet-me-rabukan,-theksohet-bashkepunimi-ne-rrafshin-nderkombetar-mes-kosoves-dhe-fixhit

Në kuadër të vizitës në Oqeani, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, filloi vizitën në Fixhi ku u prit në takim nga kryeministri i Fixhit, Sitiveni Rabuka.

Ahmeti dhe Rabuka vlerësuan lartë marrëdhëniet midis dy vendeve. Diskutimi u përqendrua rreth marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimi në rrafshin ndërkombëtar dhe zhvillimet e fundit botërore.

Gjatë takimit, u diskutua për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, me theks të veçantë për marrëveshjen në proces lidhur me konsultimet politike.

Lidhur me bashkëpunimin ndërkombëtar, Ahmeti, falenderoi Rabukna, për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Fixhi përgjatë proceseve integruese të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ndërsa, sa i përket zhvillimeve të fundit botërore, u tha se është e rëndësishme që të ruhet paqja dhe stabiliteti. Të dyja palët vlerësuan se ndajnë të njëjtat vlera në këtë drejtim.

Në fund, Ahmeti, falenderoi Rabukan për mbështetjen dhe pritjen e bërë nga Republika e Fixhit.

Komento: