Ahmeti takohet me Waqan e Forumit për Ishujt e Paqësorit, flitet për progresin e Kosovës ndër vite

10:56 | 05 Korrik 2024
ahmeti-takohet-me-waqan-e-forumit-per-ishujt-e-paqesorit,-flitet-per-progresin-e-kosoves-nder-vite

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, takoi Sekretarin e Përgjithshëm të Forumit për Ishujt e Paqësorit, Baron Waqa.

Ahmeti dhe Waqa, diskutuan për progresin e Kosovës viteve të fundit dhe aktivitetet e PIF.

Po ashtu, gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Forumit për Ishujt e Paqësorit.

Zëvendësministri Ahmeti, falenderoi Sekretarin Waqa për bisedën e hapur dhe pritjen miqësore.

Forumi i Ishujve të Paqësorit, është themeluar në vitin 1971 dhe ka 18 shtete anëtare. Vizioni i tyre është që në rajonin e Paqësorit të mbizotërojë paqja, harmonia, siguria dhe prosperiteti, ku të gjithë popujt e Paqësorit mund të jetojnë të lirë.

Komento: