
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Imri Ahmeti e ka vazhduar fushatën zgjedhore në fshatin Kraishtë dhe Ribar të Komunës së Lipjanit.
I shoqëruar nga nënkryetarja e kësaj partie, Hykmete Bajrami dhe kandidatët për deputetë nga kjo komunë, Ahmeti është pritur nga një numër i madh i banorëve të këtyre dh fshatrave, raporton ORAinfo.

“Rikthimi i madh në çdo fshat e lagje tashmë ka marr hov”, ka shkruar Ahmeti në faqën e tij zyrtare në Facebook.
Kujtojmë që Imri Ahmeti mban numrin 7 në listëne LDK-së në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Postimi i plotë i tij:
Sot bashkë me nënkryetaren Hykmete Bajramin dhe kandidatët tanë takuam qytetarët e Kraishtës dhe Ribarit me rrethin.
Mbështetja e qytetarëve për ndryshimin po konfirmohet kudo.
Rikthimi i madh në çdo fshat e lagje tashmë ka marr hov. Faleminderit per mbeshtetjen!
#BëhuNdryshimi! /ORAinfo/



