Ahmeti: Të aplikohen masat parandaluese që të evitohen vërshimet e përvjetshme – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ahmeti: Të aplikohen masat parandaluese që të evitohen vërshimet e përvjetshme

13:54 | 24 Janar 2019

Njohësi i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti është shprehur që tani jemi në muajt në të cilët kemi reshje atmosferike më të shpeshta dhe më të dendura e vlerësuar nga përvojat paraprake, vërshimet e shpejta janë shumë të mundshme në vendin tonë.

Njëherësh Bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), Ahmeti thotë që institucionet përgjegjëse në Kosovë, si ato qendrore ashtu edhe ato lokale, varësisht prej përgjegjësive që kanë, duhet që me kohë të marrin masat e duhura preventive, dhe jo të presin përkeqësimin e motit dhe të reshurat atmosferike që shkaktojnë vërshime, siç ka ndodh pothuajse çdo vit, tek pastaj të reagojnë.

“Si masë parandaluese për një ndër shkaktarët kryesorë të vërshimeve thuajse të përvjetshme në disa lokalitete në Kosovë, (që veç është dashtë të ndërmerret deri me tani), është edhe rregullimi i shtretërve të lumenjve, kanaleve kulluese apo prrockave, në mënyrë që të pengohet dalja e ujit nga shtretërit dhe shkaktimi i përmbytjeve”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Komento: