Ahmeti telefonon Erion Veliajn pas tërmeteve, shprehet i gatshëm për ndihmë

23:59 | 21 September 2019

Tërmete të fuqishme kanë goditur sot Shqipërinë.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, menjëherë pas tërmetit në Shqipëri ka bashkëbiseduar me homologun e tij tiranas, Erion Veliajn

“Fatmirësisht, kryetari i Tiranës më njoftoi se nuk ka pasoja të mëdha. Lëndimet janë minore e po ashtu edhe dëmet materiale janë të vogla”, ka njoftuar Ahmeti.

Ai tutje ka shprehu gatishmërinë për të ndihmuar shtetin shqiptar në rast se ndihma është e nevojshme.

“Qëndrojmë të gatshëm për të ndihmuar pas tërmetit në Shqipëri. Shpresojmë që më e keqja ka kaluar tashmë”.

Ndryshe një tërmet prej 5.6 ballësh ka goditur Shqipërinë sot rreth orës 16:00 për pasojë shumë persona janë lënduar dhe disa ndërtesa janë shkatërruar.

Komento: