
Kosova po merr masa kundër për mbrojtjen nga koronavirusi.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Albin Kurti.
Ahmeti ka thënë se në bisedë me Kurtin e kanë informuar njëri-tjetrin për masat e ndërmarra për parandalimin e coronavirusit.
Postimi i plotë:
Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin Kurti. E informuam njëri-tjetrin për masat e ndërmarra dhe për atë se çka mendojmë se duhet bërë. Theksova nevojen e ndermarrjes se masave ekonomike tani! Koordinimi i institucioneve dhe bashkëveprimi konkret janë kyçe në këtë betejë të përbashkët.
Por edhe koordinimi i qytetarëve për #rriNshpi edhe më shumë.