Ahmeti thotë se në Prishtinë do të ketë balotazh

17:30 | 17 Tetor 2021

Zgjedhjet lokale në Kosovë po mbahen sot.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka lënë të kuptohet se në raundin e parë asnjëri nga kandidatët e partive nuk do të dalë fitues.

Ai ka thënë se sipas të gjitha gjasave mandatin do ta dorëzoj në muajin dhjetor, duke nënkuptuar se në Prishtinë do të ketë balotazh.
Ahmeti ju ka uruar suksese të gjithë kandidatëve, ndërsa ka thënë se ndryshe është me dalë me votu pa qenë kandidat.

“Suksese të gjithë kandidatëve sot! Ndjenjë ndryshe me votu pa qenl kandidat. Megjithatë votë tepër me rëndësi për mua se kujt do të ja dorëzoj mandatin sipas të gjitha gjasave në dhjetor!”, ka shkruar Ahmeti.

Komento: