Ahmeti thotë se shifrat e fundit me koronavirus janë alarmante, ka një lutje për qytetarët

11:38 | 16 Qershor 2020

Ditëve të fundit ka pasur numër të madh të rritjes së rasteve me koronavirus në Kosovë.

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar pas rritjes së rasteve me coronavirus.

Ai thotë se lajmi i mirë është se nuk janë shtuar rastet me komplikime më të rënda, andaj kërkon që masat të respektohen.

Ja postimi i tij:

Shifrat e fundit të rasteve të reja me Coronavirus janë alarmante!

Ju lusim shumë që bashkë të vazhdojmë me kujdes të shtuar, në mënyrë që ministria dhe IKSHP të mos i rikthejnë masat drastike.

Lajmi i mirë është se nuk janë shtuar rastet me komplikime më të rënda, andaj të respektojmë masat që kjo të vazhdojë.

Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!

Komento: