Zëvendësministri i Jashtëm tregon se me çfarë hapa diplomatikë po i përgjigjet Kosova dhunës së Serbisë në veri.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, ka thënë se MPJ ka punuar edhe përbrenda territorit të Kosovës që imazhi i Republikës së Kosovës të mos reprezentohet në mënyrë negative në arenën ndërkombëtare.
Ahmeti ka thënë se Qeveria e Kosovës ka shprehur vazhdimisht interesimin e saj për dialogun me Serbinë.
“Qasja jonë ka qenë gjithmonë konstruktive edhe kemi propozuar ide të reja gjithmonë për zgjidhej të cilat janë refuzuar apo injoruar nga pala serbë Edhe ne jemi të gatshëm që ta zhvillojmë dialogun mbi bazën propozimet të Bashkimet Evropian, që quhej propozimi franko-gjerman e cila është një bazë e mirë për të vazhduar dialogun, por të shohim se sa ka gatishmëri nga pala tjetër”, ka thënë Ahmeti.
I pyetur nëse ka ndonjë rrezik që t’i mbetet faji Kosovës për situatën në veri të vendit, ai ka thënë “Jo, sepse Kosova nuk ka ngritur barrikadat në Serbi as nuk i ka sulmuar policët serbë edhe Kosova nuk e cenon sovranitetin dhe territorin e Serbisë”.
“Por, është qartë që veprimet e fundit në katër komunat veriore të Kosovës nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë qenë të blejë kohë edhe të rris levën e tij në negociata nëpërmjet dhunës, edhe kjo është argumenti i cili e sqaron se cila palë nuk është konstruktive”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, MPJ ka punuar edhe për brenda territorit të Kosovës që imazhi i Republikës së Kosovës mos të reprezentohen në mënyrë negative në arnë ndërkombëtare.
“Në politikën e jashtme të Kosovës nuk kemi një politikë reaktive, e cila i ndjek hapat e Serbisë, por kemi një politik të jashtme proaktive, ku kemi vendosur synimet tona edhe çfarë bën Serbia sigurisht që duhet t’i përcjellim që t’i destruktojmë edhe t’i argumentojmë faktet që janë në terren edhe të kundërshtojmë propagandën e saj”, ka përfunduar Ahmeti. /Dukagjini