Shpend Ahmeti me kritika ndaj partisë që dikur i përkiste.
Kryetari i PSD-së, sonte ka thënë se Vetëvendosje po i kërkon koalicion LDK’së, në kohën e së cilës burgosjet më të mëdha kanë qenë në kohën e Isa Mustafës kur ishte kryeministër.
Gjithashtu Vetëvendosje po e lut një person për koalicion kur një kohë i thoshin argat i Serbisë.
“Burgosjet më të mëdha të aktivistëve të VV-së kanë qenë në kohën kur Isa Mustafa ishte kryeministër i Qeverisë”, ka thënë Ahmeti në T7.
Gjithashtu ai po ia kujton Vetëvendosjes se një kohë i thoshin Isa Mustafës argat i Serbisë.
“Vetëvendosje po e lut për koalicion një parti që një kohë kryetarit të saj i thoshin ‘Isë Isë argat i Serbisë’”, ka thënë kreu i Prishtinës.