Ahmeti zbulon se a është larguar Aida Dërguti nga partia

16:24 | 27 July 2019

Shpend Ahmeti, ka treguar nëse Aida Dërguti është larguar apo jo nga Partia Socialdemokrate.

Gjatë ditëve të fundit në media është përfolur shumë se deputetja, Aida Dërguti është larguar nga Partia Socialdemokrate.

Indeksonline ka kontaktuar me kryetarin e këtij subjekti, Shpend Ahmeti.

Ai demantoi lajmet se Dërguti është larguar nga PSD-ja dhe se ajo vazhdon të jetë pjesë e partisë.

Aida Dërguti është sekretare përgjithshme e kësaj partie dhe njëra nga themelueset.

Komento: