Aida me fjalë romantike për bashkëshortin në njëvjetorin e martesës

13:12 | 03 Tetor 2021

Aida Doçi po feston një vjetorin e martesës me bashkëshortin, Naser Qeli.

Sot është një ditë e veçantë për Aida Doçin dhe Naser Qelin.

Data 3 tetor po shënon 1-vjetorin e martesës së çiftit të ri të estradës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja e cila përmes një fotografie të publikuar ka uruar bashkëshortin e saj.

“Urime 1-vjetorin e martesës dashuri, qofshim gjithmonë bashkë”, ka shkruar Doçi.

Sa i përket muzikës, Aida Doçi është mjaft aktive me projekte të reja muzikore.

Komento: