Ajatollahu i ri është ‘aq i keq sa babai i tij’, thonë disa iranianë

09:45 | 10 Mars 2026
ajatollahu-i-ri-eshte-‘aq-i-keq-sa-babai-i-tij’,-thone-disa-iraniane

Disa iranianë kanë paralajmëruar se të kesh djalin e Ajatollahut të vrarë si udhëheqës të tyre të ri nuk do të ndryshojë asgjë pasi ai është ‘aq i keq sa babai i tij’.

Mojtaba Khamenei u zgjodh si Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit të dielën pas vrasjes së Ajatollah Ali Khameneit në një sulm me raketa në ditën e parë të luftës.

Mojtaba, 56 vjeç, i linjës së ashpër, është një nga figurat më me ndikim në establishmentin klerikal të Iranit dhe për vite me radhë është parë si një nga kandidatët kryesorë për të pasuar të atin, shkruan DailyMail.

E Izraeli u zotua në fundjavë se do të ndjekë dhe vrasë këdo që Asambleja e Ekspertëve të Iranit vendosi të zgjedhë si udhëheqësin e saj të ri.

Ndërkohë ka pasur raportime se Mojtaba u plagos në një shpërthim bombe, por nuk është e qartë nëse ishte e njëjta që vrau të atin.

Të dielën, një ministër i Ministrisë së Jashtme të Britanisë paralajmëroi se emërimi i tij ‘nuk sugjeron asnjë ndryshim në drejtim nga Irani’.

Dhe komenti i tij u pasqyrua nga shumë iranianë në vend.

Njëri prej tyre, i quajtur Muhamed, tha: “Jemi të lodhur nga Mullahët që na kontrollojnë dhe shpresojmë vërtet që Izraeli dhe Amerika ta vrasin edhe atë së shpejti”.

“Nuk jemi të lumtur për këtë udhëheqës të ri, ai është po aq i keq sa babai i tij”, citohet të ketë thënë më tej ai.

Siç vë në pah mediumi britanik, Teherani ka vendosur një ndërprerje pothuajse të plotë të komunikimit, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë të flasësh me banorët brenda Iranit.

Ata që e bëjnë këtë rrezikojnë arrestimin nga autoritetet.

Një tjetër banor, një berber, shtoi: “Njerëzit po punojnë. Ata po vazhdojnë jetën e tyre normale. Dhe po, IRGC (Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike) ende po arreston njerëz”.

Vetëm disa orë pas emërimit të Mojtabës, televizioni shtetëror iranian e quajti atë një “jaanbaaz” – një term që përdoret për të përshkruar një person shumë trim, të guximshëm dhe të gatshëm të rrezikojë jetën për të tjerët ose për një kauzë.

Detajet e sakta të lëndimeve të tij nuk u zbuluan dhe ai nuk është parë në publik që nga fillimi i luftës nga frika e një vrasjeje të synuar nga SHBA-të dhe Izraeli.

Një burrë tjetër i tha BBC-së: “Edhe shanset më të vogla për një ndryshim nuk janë më brenda sistemit. Pra, gjithçka do të mbetet pak a shumë e njëjtë…”.

Megjithatë, mijëra njerëz u mblodhën në një shesh në Teheran për t’i premtuar besnikëri Mojtabas.

Komento: