Ajax po e transferon një mbrojtës,për të zëvendësuar boshllëkun e De Ligt.
Mattias de Ligt do të largohet nga Ajax. Kapiteni i skuadrës nuk ka vendosur ende se cila do të jetë e ardhmja e tij, por në Holandë janë të sigurtë se e ardhmja e tij do të jetë larg Amsterdamit. Një gjë të tillë e dinë edhe drejtuesit e klubit që janë përgatitur për shitjen e tij.
Ofertat nuk mungojnë dhe skuadra më e favorizuar është ajo e Barcelonës. Në këtë mënyrë, Ajax nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur zëvendësuesin e tij.
Bëhet fjalë për Lisandro Martinez që do të transferohet nga Defensa y Justicia drejt Ajaxit. Mbrojtësi 21-vjeçar do të marrë vendin e kapiteni De Ligt.