Ajax ‘konfirmon’ transferimin e De Ligt në Juventus|

15:12 | 13 Korrik 2019

Matthijs De Ligt pritet të transferohet në Juventus.

Ajaxi ka njoftuar se lojtari s’ka udhëtuar me ekipin në parasezon në Austri dhe është pranë largimit me destinacion, Juve.

Ashtu siç u raportua mbrëmë, Matthijs de Ligt, nuk ka udhëtuar me Ajaxin në Austri dhe Juventusi më në fund është pajtuar me kërkesat e klubit holandez, që raportohet se ka ofruar nga 70 deri në 75 milionë euro, raporton express.

Këtë e ka vërtetuar Ajaxi në faqen zyrtare, ku shkruan: “duke pritur për një transferim të mundshëm, De Ligt nuk ka udhëtuar me grupin”.

Tashmë po i vjen fundi edhe telenovelës Matthijs de Ligt.

Ai pritet së shpejti të zyrtarizohet te Juventusi. Raportohet se lojtari pritet të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare dhe do të fitojë 9 milionë euro në sezon te “Zonja e Vjetër”, plus bonuse.

Komento: