Ajax me plan befasues për ta ndalur Ronaldon – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ajax me plan befasues për ta ndalur Ronaldon

22:46 | 15 Prill 2019

Ky është plani i Ajaxit.

Ajaxi do ta zhvillojë nesër (e marte) ndeshje e dytë ndaj Juevtnusit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ajax dhe Juventus barazuan në ndeshjen e parë 1 me 1 në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, gjersa nesh do të mësohet gjysmëfinalisti.

Trajneri i skuadrës holandeze, Erik ten Hag, ka thënë se ata nuk kanë një plan konkret se si t’i ndalin lojtarët e ‘Zonjës së Vjetër’, veçanërisht Cristiano Ronaldon.

“Juventus është favorit, duhet të shënojmë, duhet të kapërcejmë çdo limit”, tha fillimisht Ten Hag, përcjell lajmi.

“Nëse luajmë mirë, mund t’ia dalim. Ata do të bëjnë diçka ndryshe. Javën e kaluar kontrolluam ndeshjen por nuk arritëm dot të shënonim më shumë se një gol. Mbrojtëm mirë, por pësuam. Besoj se Allegri do të ndryshoj diçka, ndaj ne duhet të përmirësohemi.

“Ronaldo? Nuk do t’i vë një futbollist posaçërisht nga pas. Nuk do ta markojmë një kundër një, nuk e bëjmë kurrë me asnjë. Do ta trajtojmë si çdo futbollist tjetër”, ka shtuar më tej ai.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!