Ajax ofron shifra të ‘çmendura’ për yllin e Real Madrid

22:30 | 05 Mars 2019

Kontrata e tij me Real përfundon në vitin 2021.

Ajax ka gjetur lojtarin me të cilin do të zëvendësojë Frenkie de Jong, që ka arritur marrëveshjen me Barcelona-n për sezonin e ardhshëm.

Sipas Radio Marca, gjigantët holandezë kanë piketuar talentin e Real Madrid, Martin Odegaard.

Aktualisht, mesfushori është huazuar te rivalët e kampionatit holandez, Vitesse Arnheim.

Kontrata e tij me Real përfundon në vitin 2021. Gjatë këtij sezoni, Odegaard ka shënuar shtatë gola duke regjistruar edhe shtatë asiste në 25 ndeshje.

Ajax është gati të ofrojë 20 milionë euro për lojtarin e përfaqësueses norvegjeze, kjo do të ishte një shifër rekord për ta.

“Tek Ajax? Ku i dihet…”, është shprehur Odegaard gjatë një interviste me revistën holandeze Voetbal International.

“Në verë do të rikthehem në Madrid dhe do të shohim se çfarë do të bëjmë për sezonin e ardhshëm.”

Komento: