
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka apeluar për kujdes te qytetarët e ndjeshëm, për shkak të ajrit të ndotur gjatë ditës së sotme në Prishtinë.
IKSHPK-ja ka rekomanduar që të reduktohen daljet, sidomos për personat që kanë sëmundje kronike kardiovaskulare dhe respiratorë, fëmijët dhe shtatzënat. Është rekomanduar që të përdoret më shumë transporti publik dhe ecja e më pak veturat, që të reduktohet përdorimi i lëndëve të ngurta të djegies në shtëpi e që të mos digjen vaji i përdorur, goma plastike, mbeturina, thëngjilli e drunjtë e lagësht për ngrohje.
Është rekomanduar po ashtu që kushdo që del në ajër jo të shëndetshëm të përdorë maskën mbrojtëse.