Ajka e ka ditëlindjen, Xhensia dhe Besi nuk përmbahen në urimin e tyre

14:05 | 12 Korrik 2020

Ajka, vajza e këngëtares së mirënjohur, Xhensila Myrtezaj dhe aktorit të mirënjohur, Bes Kallaku, sot feston ditëlindjen.

Xhensila dhe Besi kanë shkruar fjalët më emocionuese për vogëlushen e tyre në rrjete sociale. Këngëtarja ka ndarë një video buzë detit me Ajkën, teksa luajnë e qeshin të dyja.

“12.07.2018 11:50 AM or’ e bekuar, solle diellin e ditëve tona. Faleminderit At!”, ka shkruar Xhensila krahas videos.

Ndërsa, Besi e ka postuar një fotografi të Ajkës me këtë mbishkrim, “më e shtrenjta, Ajka e jetës, e shpirtit, e qiellit! Urime 2-vjetorin bija ime! Ta dua të qeshurën! Faleminderit secilit nga ju për çdo urim! Zoti ju rujt!!!”.

Komento: