Ajo çfarë ka bërë Dembele në stërvitjen e fundit ka lë ‘gojë hapur’ të gjithë

23:41 | 10 December 2018

Pas shumë problemeve, duket se Ousmane Dembele po këndellet.

Ai është njëri nga lojtarët më të komentuar tek skuadra e Barcelonës.

Francezi ka qenë “problemi” i skuadrës për tash e sa kohë, me vonesat e tij në seancat stërvitore.

Menjëherë pas ndeshjes kundër Espanyol, francezi ishte vonuar për dy orë në stërvitje, me arsyetimin se e kishte zënë gjumi.

Por, ai është munduar që ta përmirësoj gabimin dhe të mos i ndodh më e njëjta gjë, duke u paraqitur 50 minuta më herët në stërvitjen e së hënës, shkruan “Sport”, transmeton lajmi.net.

Këtë e ka konfirmuar edhe Clement Lenglet, bashkëvendasi i Dembele, i cili ka thënë se i riu ka qenë i pari në fushën e stërvitjes.

Gjithashtu gazetarja e “COPE”, ka vërejtur se Ousmane ka shkuar 50 minuta më herët në stërvitje, duke thënë se ky do të jetë lajmi më i mirë për tifozët e Barcelonës.

Komento: