Ajri i ndotur po vazhdon ta ‘pushtojë’ Prishtinën

22:03 | 27 December 2018

Ajri shumë i ndotur po vazhdon ta ‘pushtojë’ kryeqytetin e Kosovës.

Në kryeqytet shumë objekte private dhe afariste po vazhdojnë të përdorin thëngjillin si lëndë të ngrohjes, shkruan lajmi.net.

Lajmi.net ka siguruar disa fotografi nga lagja Veternik e Prishtinës, në të cilin shihet tymi që ka kapluar këtë pjesë të qytetit .

I njëjti po del nga objektet afariste, të cilat po konsiderohet se janë shkaktarët më të mëdhenj të ndotjes së ajrit në këtë lagje.

Siç shihet, tymi i dalë nga kompania “Fortesa”, e ka kapluar tërë lagjen e Veternikut.

Momentalisht koeficienti i ndotjes së ajrit në kryeqytet është 245 PPm.

Komento: