Ajri i ndotur, qytetarët vazhdojnë të përdorin qymyrin

16:40 | 22 January 2020

Ajri i ndotur vazhdon të jetë një problem i madh.

Edhe këto ditë qytetarë e Prishtinës janë duke u përballur me ajrin e pashëndetshëm.

Ajri i ndotur në kryeqytet është rikthyer, ku indeksi i cilësisë po konsiderohet edhe këtë javë ‘i pashëndetshëm’.

Pavarësisht kësaj, qytetarët e Prishtinës siç duket nuk po e ndalin përdorimin e qymyrit.

Një rast i tillë është parë edhe sot në lagjen “4 Llullat” në rrugën, “Zenel Salihu”, për të cilin lajmi.kishte raportuar edhe më herët.

Kujtojmë, se vitin e kaluar Qeveria e Kosovës mori vendim për ndalimin e përdorimit të thëngjillit për ngrohjen e objekteve publike.

Komento:
loading