Ajri i pashëndetshëm kaplon Prishtinën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ajri i pashëndetshëm kaplon Prishtinën

11:24 | 23 Tetor 2019

S’ka rënie të temperaturave, por ajri i pashëndetshëm kaplon Prishtinën.

Kosovës i janë rikthyer problemet me ndotjen e ajrit.

Prishtina si kryeqytet i Kosovës, aktualisht ka ajër shumë të pashëndetshëm, shkruan lajmi net.

Sipas matësit të vendosur nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, ndotja aktualisht shënon nivelin prej 151 PPM.

Një nivel i tillë ndotës i ajrit, konsiderohet si shumë i pashëndetshëm.

Problemin e njëjtë, Prishtina e kishte edhe viteve të kaluara kur jo rrallë herë rradhitej si qyteti i parë në botë me ndotjen më të madhe.

Për këtë çështje madje edhe ishte protestuar.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!