Ajri sonte në Prishtinë tepër i ndotur – IKShPK jep disa sugjerime për parandalimin e rrezikut

22:11 | 21 Dhjetor 2022

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se ndotja e ajrit sonte në Prishtinë ka arritur në nivele tejet të larta.

“Ndotja e ajrit është e lartë sonte në Prishtinë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike po përcjell në vazhdimësi nivelet e larta të ndotjes së ajrit në Kosovë. Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) i cili bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës sonte ajri është jashtëzakonisht i ndotur në Prishtinë.” – thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Si pasojë e ajrit tejet të ndotur, Instituti ka rekomanduar disa hapa që sugjerohet të ndiqen për të shmangur rreziqet.

Rekomandimet:

1. Të redukohen daljet në qytet dhe ne vendet me ajër të ndotur sidomos në mëngjes dhe mbrëmje për personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzënat;

2. Qëndroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për aerosjen e dhomave.

3. Personat e ndjeshëm nga sëmundjet respiratore që pashmangshëm duhet të dalin në aktivitetet e tyre jashtë shtëpisë të përdorin maska mbrojtëse ose të mbulojnë gojën e hundën me shall.

4. Të redukohet pirjen e duhanit jashtë ku ka qarkullim të njerëzve, e domosdoshmërisht ndalimi i duhanpirjes brenda hapsirave të banimit, punës, shkollave dhe spitaleve.

5. Grupet e popullatës së rrezikuar me sëmundje kronike pulmonare, zemrës, pacientët astmatik dhe të prirur për alergji, të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna rekomandohet që të kalojnë më shumë kohë në mjedise me nivele të ulëta të ndotësve, të tilla si malet dhe vendpushime të shëndetshme.

Komento: