AKB: 57 për qind e kosovarëve do të shkojnë në pushime verore

16:11 | 11 Korrik 2024
akb:-57-per-qind-e-kosovareve-do-te-shkojne-ne-pushime-verore

Në bazë të një studimi hulumtues të bërë nga Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), këtë vit 57 për qind e kosovarëve do të shkojnë në pushime verore.

Agim Shahini, kryetari i AKB-ës, përmes një postimi në faqen zyrtare të AKB-ës në Facebook, bëri të ditur se 43% e qytetarëve nuk e kanë mundësinë për pushime, edhe pse kanë nevojë, kurse nga 57%, që e kanë mundësi 55% e tyre, shkojnë me paratë nga burimet e  borxhit dhe huazimet.

“Nga ky studim rezulton se 57% të qytetarëve të Kosovës do shkojnë  në pushime verore, 24% as që kanë në plane pushimin veror,13% ndoshta, kurse 6% nuk kanë dhe ndonjë përgjigje”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, pyetjes se ku do i marrin paratë për pushime, rezulton se 40% nga kursimet, 30% nga kreditë, 25% nga huazimet , 5% nuk janë përgjigjur.

AKB, gjithashtu, njofton se në ditët në vijim do të publikohet pjesa e dytë se ku po shkojnë për pushime kosovarët në verën 2024 dhe sa para do i harxhojnë.

Komento: