AKB, KEDS-i dhe KESCO-s flasin për ankesat e bizneseve

18:53 | 27 Tetor 2023
akb,-keds-i-dhe-kesco-s-flasin-per-ankesat-e-bizneseve

Kryetari i AKB-së Agim Shahini, ka takuar një delegacion të KEDS-it i prirë nga Sabri Ternava Drejtor i departamenti të Shërbimeve të Konsumatorit dhe Rudina Heroi-Puka, Drejtoreshë e Departamentit për Shërbim ndaj Konsumatorëve në KESCO.

Në njoftim për media, thuhet se Shahini, paraqiti ankesat e bizneseve që i kanë në vazhdimësi ndaj këtyre dy kompanive lider në Kosovë e sidomos të kompanisë Kosova Model në Shtime.

Ndërsa drejtori Ternava, tha se janë të informuar me problemin dhe janë për të bërë zgjidhje për të gjitha problemet që i kanë bizneset eventuale, por shpesh  hasin në vështirësi të mëdha të infrastrukturës energjetike që nuk kanë mundësi për zgjedhje optimale.

Kurse drejtoresha Puka nga KESCO tha se mision i tyre është kujdesi ndaj bizneseve dhe konsumatorëve ku kanë avancuar shumë me shërbime dhe furnizime, por janë shumë më mirë se në vitin e kaluar.

Kosova në pik shpenzon rreth 1400 MW energji elektrike kurse bizneset rreth 85% kyçen pa pagesë shtesë për kapacitet dhe vetëm 15 % paguajnë sipas rregullave të ZRRE,u tha në fund të takimit.

Komento: