AKB: Kosova humb rreth 1 milion euro nga masa e ndalimit të mallrave, Serbia 10 milionë

15:11 | 21 Qershor 2023

AKB: Kosova humb rreth 1 milion euro nga masa e ndalimit të mallrave, Serbia 10 milionë.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka kërkuar nga kryeministrii Kosovës Albin Kurti heqjen e masës së sigurisë ndaj prodhimeve serbe dhe nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq lirimin e menjëhershëm të tre policëve të rrëmbyer pa kushte.

Këto komente kryetari i AKB-së i bëri në konferencë me temën ” Ndalimi i shkëmbimeve tregtare me Serbinë dhe ndikimi i saj në ekonomi”.

“Bizneset e Serbisë kanë humbje rreth 10 milionë euro si shkak i masës së sigurisë nga Kosova për një javë, Derisa nga ndalimi i shkëmbimeve tregtare me Serbinë dhe ndikimi i saj në ekonominë e Kosovë është rreth 1 milion euro”, tha Shahini.

Kryetari i AKB-së, tha se e përkrahin këtë masë. derisa ka kërkuar nga kryeministri Kurti heqjen e saj e poashtu edhe nga presidenti Vuçiq lirimin e menjëhershëm të tre policëve të rrëmbyer.

Sipas tij me situatën e krijuar është e shqetësuar biznesi i Kosovë, i Serbisë dhe diaspora për ardhje- vajtje në Kosovë nëpër Serbi.

“Ekziston edhe një rrezik i maunave që janë bllokuar për shkak të masës që e ka marrë Qeveria e Kosovës si masë kundër arrestimit të tre zyrtarëve policor. Kosova nuk ka mundur të marrë masë tjetër dhe humbja e Serbisë për këto shtatë ditë është 10 milionë euro dhe nga ana e Kosovës është 1 milion euro”, tha Shahini, teksa përmend”.

“Humbjet mund të jenë edhe më të mëdha po që faktori ndërkombëtar i ka pajtuar. Roli i Shqipërisë është i rëndësishëm, por faktori ndërkombëtar edhe më i rëndësishëm. ShBA-ja dhe BE-ja është tejet e shqetësuar me veprimet që janë marrë nga ana e ekzekutivit në Kosovë dhe Serbi në dëme të qytetarëve dhe bizneseve”, tha Shahini.

Kryetari i AKB-së shtoi se situata ka nisur të shtensionohet dhe dita ditës është në relaksim të situatës, duke parë se në të dy anët liderët po marrin veprime dhe deklarime emocionale dhe të dëmshme për vazhdimin e dialogur dhe zgjidhjen e problemit.

Po ashtu u bëri thirrje liderëve të dy shteteve të vazhdojnë dialogun dhe atë në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, pasi që sipas Shahinit pa faktorin ndërkombëtar, Kosova dhe Serbia nuk mund të zgjidhin problemet e trashëguara tash e shumë vjet.

Komento: