Agjencia Kosovare e Inteligjencës ka shpallur konkurs për pranimin e punonjësve të ri në këtë Agjenci.
Konkursi është i hapur në këto fusha: Inteligjencë, Përkthim anglisht-shqip dhe anasjelltas, Financa, Kibernetikë, Siguri fizike (inkurajohen edhe kandidatet e gjinisë femërore), Shërbime mbështetëse administrative, dhe Mirëmbajtje-higjienë (Rajoni i Prizrenit), transmeton Telegrafi.
Nivelet e pagave do të jenë të klasifikuara dhe orari i punës do të jetë i plotë. Kurse kohëzgjatja e kontratës është e pacaktuar.
Vendet e punës do të jenë në objektin qendror të AKI-së e disa edhe në rajone të tjera të Kosovës.