Akil Gjakova i siguron medaljen e artë Kosovës në Kampionatin e Hapur Evropian

19:37 | 16 Dhjetor 2023

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë në Kampionatin e Hapur Evropian në kategorinë deri ne 73 kilogramë.

Për të arritur në finale, ai mposhti paraprakisht në gjysmëfinale rumunin Petru Pelivan.

Ai e mposhti me ‘waz-ari’ kundërshtarin italian Manuel Lombardo për t’i siguruar Kosovës medaljen e artë.

Kosova në këtë Kampionat u përfaqësua nga 4 garues ku tre prej tyre (Dardan Cena, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi) morën medaljen e bronztë, ndërsa Akili fitoi medaljen e artë.

Komento: