Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë.
Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë marrë tre persona.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.