Akisdent në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ka të lënduar

16:44 | 23 Shtator 2020

Një aksident ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Ferizaj ku si pasojë ka mbetur i lënduar një person.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se personi i lënduar ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Rreth orës 15:00, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, tha Ahmeti.

Komento: