AKK e dërgon në Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë, Murati: Ka hipokrizi për hallet që i qajnë

13:21 | 23 Gusht 2023
akk-e-dergon-ne-kushtetuese-ligjin-per-tatimin-ne-prone,-murati:-ka-hipokrizi-per-hallet-qe-i-qajne

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se ëshë hipokrizi vendimi i Asociacionit të Komunave të Kosovës që të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese Ligji për Tatimin në Pronë.

Ai, në një konferencë për media, ka deklaruar se kjo gjë dhe veprimi i AKK-së është absurditet.

“Kjo na kthen në pikën fillestare te opozita edhe Asociacioni dominohet nga opozita. Ka një lloj hipokrizi sa i përket çështjeve të halleve që i qajnë. Nëse kërkesa ka qenë që duhet të ulet barra tatimore për qytetarët ne u kemi mundësuar me këtë ligj”.

“Janë komunat që kishin kërkuare që të lehtësohet barra qytetare dhe po e kundërshtojnë këtë gjë. Është e pavërtetë që dëmtohet buxheti i komunave. Deri në datën e djeshme janë mbledhur 32.3 milionë euro. Kjo është vetëm një lojë e disa prej komunave dhe në këtë rast e AKK-së”, ka thënë Murati.

Komento: