AKR kundër zgjedhejve, përkrah krijimin e qeverisë së re

17:23 | 22 Prill 2020

Fatmir Matoshi nga AKR ka thënë se të dy opsionet edhe shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme edhe formimi i Qeverisë së re janë legjitime.

Por ai ka thënë se për shkak të rrethanave në të cilën ndodhet vendi janë për opsionin e dytë.

“Për shkak të kushteve dhe rrethanave që ndodhet vendi ynë AKR mbështet opsionin që të krijohet konsensus politik për themelimin e Qeverisë së re me mandat të plotë”, ka thënë Matoshi në takim me Presidentin Hashim Thaçi.

Komento: