Aksident fatal, humb jetën një këmbësor në rrugën Ferizaj-Prishtinë

08:51 | 11 Mars 2020

Aksident në rrugën Ferizaj-Prishtinë, vdes një këmbësore.

Sot rreth orës 07:00, në rrugën Ferizaj-Prishtinë, saktësisht në fshatin Qallapek, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një këmbësore ka vdekur.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit BMW X5 dhe një këmbësore, e cila, nuk ka mundur tu përballoj plagëve të shkaktuara nga aksidenti dhe e njëjta ka ndërruar jetë”, njofton policia Rajonale e Prishtinës.

Vdekja e vik.timës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje.

Ngasësi i automjetit, është shoqëruar në stacion policor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës (femër) është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Komento: