Aksident i madh në autostradën “Ibrahim Rugova”

20:11 | 14 Janar 2019

Sot janë aksidentuar 11 vetura në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Dy aksidente zinxhir kanë ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”. Janë lënduar dy persona.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në autostradën “Ibrahim Rugova”, të hënën, janë shkaktuar dy aksidente.

Në njërin aksident janë përfshirë 5 vetura. Në një prononcim për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka treguar se nga ky aksident zinxhir “kanë pësuar lëndime dy persona”.

Në aksidentin tjetër, gjithashtu zinxhir, janë përfshirë gjashtë vetura, ka treguar Krasniqi.

Ai ka thënë se nga ky aksident “nuk ka persona të lënduar”.

Komento: