Aksident i rëndë, bllokohet qarkullimin i automjeteve

23:11 | 16 Prill 2019

Aksidentet rrugore janë shtuar shumë kohëve të fundit.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në natën e së martës, në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë.

Dëshmitarët kanë bërë të ditur për Gazetën Express se ngjarja ka ndodhur afër fshatit Lupç, në Komunën e Podujevës.

Nuk dihet tani për tani asgjë rreth pasojave të këtij aksidenti, i cili ka bllokuar qarkullimin e automjeteve, duke shkaktuar një kolonë të madhe.

Megjithatë, autoambulancat janë parë te vendi ku ka ndodhur aksidenti. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës, e cila po merret me rastin.

Gazeta Express ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Komento: