Aksident i rëndë, dy persona dërgohen në spital

18:39 | 20 Dhjetor 2022

Dy persona kanë mbetur rëndë të lënduar në një aksident trafiku në Prizren.

Policia e Kosovës njoftoi se aksidenti ka ndodhur të hënën rreth orës 07:20, në rrugën “Tahiri Sinani”, ku drejtuesit e veturave janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim.

Rasti po hetohet.

“Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar dy drejtuesit e veturave, të cilët janë duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin policor.

Komento: