Aksident në Korçë.
Një aksident ka ndodhur para pak minutash në dalje të qytetit të Korçës.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në segmentin Korçë-Ersekë, ndërsa ka dhe një të lënduar rëndë.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, njëri prej të cilëve motor ku kanë qenë burrë e grua.
Të dy janë transportuar në spital, ndërsa mësohet se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.
Informacion paraprak.
Më datë 07.04.2019, jemi njoftuar se në aksin rrugor Ersekë-Korçë, shtetasja Th.K, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi” është përplasur me një mjet tip motorr me drejtues shtetasin B.L.
Për pasojë janë dëmtuar shtetasi B.L dhe bashkëshortja e tij shtetasja Sh.L, banues në Kamenicë, që udhëtonin me motorr, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasja Th.K, është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes./tch